Viti jubilar i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu mblodhi mbrëmjen e djeshme në një koncert të madh festiv emrat më të sukseshëm të artit shqiptar në botë nën moton “Bashkuar në muzikë në kujtim të Skëndërbeut”.
Në koncertin e mbajtur në selinë e shenjtë, i organizuar nga përfaqësia diplomatike e shtetit shqiptar në Vatikan, dhuruan performanca fantastike këngëtari Ermal Meta, Elhaida Dani dhe sopranoja Inva Mula.
Në këtë atmosferë terësisht shqiptare nuk kishte si të mungonte tenori Kastriot Tusha me këngën mbarë popullore “Rredh në këngë e ligjërime”.
Lorik Cana u shfaq në skenë me një interpretim mbresëlënës.
Pjesë e koncertit ishin dhe Dua Lipa, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Eno Peci dhe Erza Muqolli.
Më herët Papa Francesku priti një delegacionin të autoriteteve të larta të shtetit shqiptar kryesuar nga kryetari i kuvendit z. Gramoz Ruçi.
Në delegacion marrin pjesë ministri i Diasporës z. Pandeli Majko, ministrja e Arsimit znj. Lindita Nikolla, drejtues të përfaqësive fetare shqiptare si dhe përfaqsuesit e kishës italo-arvbëreshe, imzot Donato Oliverio e imzot Giorgio Gallaro,
Në mes të shekullit të XV Gjergj Kastrioti Skëndërbeu vendosi lidhje të qëndrueshme marrëdhëniesh reciproke me Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Mjaft intensiv qe ky raport me Papa Callisto III, i cili dhe pse me një papat të shkurtër vetëm 3 vjeçarë për shkak të moshës së tij të thyer, organizoi një kryqëzatë kundër turqve, të cilët më vitin 1453 kishin pushtuar Konstadinopojën.
Në letërkëmbinet e Gjergj Kastriotit me Papa Calliston III, pasqyrohet roli i rëndësishëm e përpjekjet e heroit tonë kombëtar për të ndaluar avancimin e ushtrisë turke në Europë.
Për kontributin e dhënë Papa Callisto III e vlerësoi Gjergj Kastriotin Skëndërbe me titullin “Atleti i Krishtit”./a.ç