Sekretari shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Gjermani, Michael Roth ka shtruar disa kritika për autoritetet hungareze pasi këta të fundit kanë pranuar kërkesën për azili ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter” ai shkruan se e drejta për azil është e drejtë njerëzore, por jo për mikun e shefit të qeverisë.
“E drejta për azil është e drejtë njerëzore. Është gjest human për shpëtimin e të përndjekurve politik, por jo edhe për mikun e shefit të qeverisë, në mënyrë që ti ik drejtësisë. BE duhet të jetë bashkësi e shteteve demokratike dhe të drejta”.