Ballina Aktualitet Lajme Sela ka një mesazh për Hungarinë dhe Gruevskin

Sela ka një mesazh për Hungarinë dhe Gruevskin

Lideri i partisë opozitare shqiptare në Maqedoni, Ziadin Sela në një intervistë për median ndërkombëtare “EUObserver”, ka folur për zhvillimet politike në Maqedoni. Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë, ai ka apeluar deri te partitë politike që të bashkohen dhe të hapin rrugën për formimin e një qeverie teknike.

“Unë bëj apel të gjithë liderëve të partive politike që të ulemi së bashku dhe të arrijmë një marrëveshje në mënyrë që kushtetuta e re të adresojë këto probleme në një frymë vërtet evropiane. Kjo do të hapte rrugën për krijimin e një qeverie teknikeqë ka legjitimitetin si dhe kredibilitetin për ndryshimin e kushtetutës, para shkuarjes në zgjedhje të parakohshme”, tha Sela.

Duke folur për procesin integrues të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, lideri i ASH-së, Ziadin Sela ka theksuar se thelbi i saj është diversiteti kulturor dhe gjuhësor, si dhe qeverisja e mirë pa politikanë të përfshirë në raste kriminale.

“Brukseli duhet t’ua bëjë të qartë të gjithëve në vend se diversiteti kulturor dhe gjuhësor është në thelbin e projektit evropian, njëjtë siç janë qeverisja e mirë dhe llogaridhënia. Kjo do të thotë se procesi i integrimit evropian të Maqedonisë nuk duhet të udhëhiqet nga politikanët e hetuar për korrupsion dhe as të mbështetet në deputetë terroristë në shkëmbim të amnistisë se tyre”, tha Sela.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Hungaria duhet që menjëherë t’a ekstradojë ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.