Amazona në një vit është zhveshur nga bimësia me ritme të frikshme. Sipas raportit më të fundit të qeverisë braziliane, nga Gushti i viti 2017 deri në atë të 2018, mushkëria e planetit ka humbur në bimësi, një zonë të barabartë me një miliona fusha futbolli, ose 5 herë sipërfaqen e Londrës.
Janë 8 mijë kilometra katror pyje të prera për qëllime industriale dhe rritja e shpyllëzimit në këtë vit është me 13%. Këto cilësohen si statistikat më të rënda në 10 viteve të fundit.
Sipas organizatave mjedisore ndërkombëtare, kjo ka ndodhur mbi të gjitha si pasojë e çpyllëzimit ilegal duke shkatërruar pasuritë natyrale të vendit, por duke ndikuar në klimën e gjithë planetit.
Pylli i Amazonës thith rreth 2 miliardë tonelata dioksid karboni në vit dhe çliron 20% të oksigjenit të Tokës dhe krijon mundësinë e një ekuilibrimi të reshjeve në mbarë globin. Shkencëtarët hedhin alarmin se nuk mund të vazhdohet me këto ritme, pasi Amazona i përket gjithë njerëzimit dhe duhet mbrojtur para se të jetë tepër vonë.