Një vajzë humbi një të tretën e peshës së saj trupore, pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e një cisti në vezore që peshonte 26 kilogramë, sa pesha e 7 bebeve të porsalindura.
Pavarësisht shumë testeve negative, mjekët insistonin se Keely Favell ishte shtatzënë, pasi barku i saj po rritej gjithnjë e më shumë. Kur pyetej se kur priste të lindte, ajo mbante lojën e njerëzve, por 28-vjeçarja vetë besonte se ishte thjeshtë e shëndoshë.
Favell nga Swansea, Britani, nisi të shtonte në peshë në vitin 2014. “Kisha qenë gjithmonë pak e mbushur, por më harkun kohor të disa viteve, nisa të kisha gradualisht bark”, tha e reja për BBC.
“Nisi të rritej kaq ngadalë sa nuk e kisha kuptuar që diçka nuk shkonte, mendoja se kisha shtuar në peshë. Me partnerin tim Jamie Gibbins kam 10 vjet dhe disa herë mendonim se mund të kisha ngelur shtatzënë, por pas disa testeve që dolën negativë, e përjashtuam si mundësi”.
28-vjeçarja thotë më tej se ndihej në siklet që t’i shpejtonte njerëzve se nuk ishte shtatzënë, ndaj dhe bënte sikur ishte e tillë.
Ishte viti 2016 kur Favell vendosi të shkonte te gjinekologia. Edhe kjo e fundit, pavarësisht se analizat e gjakut i dolën negative ishte i bindur se e reja ishte shtatzënë. E duke besuar se Favell ishte në pritje të një fëmije, gjinekologia e saj i bëri një skanim me ultratinguj, në Janar të vitit të shkuar.
Pikërisht në këtë moment mjekia u tmerrua kur pa që ekrani ishte terr i zi. Ajo e dërgoi menjëherë në sallë të emergjencës, ku një tjetër skaner tregoi se brenda barkut të së rese kishte një cist gjigant të mbushur me lëngje.
Në këtë kohë, Keely mezi mbushej me frymë. Mjekët i thanë se kishte një masë gjigande në vezore, e cila mund të hiqej vetëm nëpërmjet operacionit. Ajo e hoqi cistin me peshë 26 kilogramë në Mars të vitit të shkuar.
Favell mbeti me një shenjë të madhe në trup, megjithatë mjekët i thanë se fatmirësisht do të mund të ketë fëmijë./tvklan.al