Me ardhjen e dimrit të gjithë duhet të dimë se duhet ndryshuar edhe disa sjellje që ndikojnë në shëndetin tonë. Një ndër to është rëndësia e hidratimit të lëkurës gjatë kësaj stine.
Sipas kushteve klimatike duhet të ndërrohet edhe rutina juaj për kujdesin ndaj lëkurës gjatë muajit të dimrit. Gjeni një hidratues që është i bazuar në vaj e jo në ujë, sepse vaji krijon një shtresë mbrojtëse që jep më shumë lëngje se sa kremi.
Duhet të keni kujdes gjatë zgjedhjes së vajit sepse jo të gjithë do të kenë efekt pozitiv tek ju. Shikoni për vajra që nuk i bllokojnë poret, si vaji u avokados, vaj minerali apo diçka e tillë.