Dy vëllezër shqiptarë janë bërë heronj në Austri pasi i shpëtuan jetën një 23-vjeçari afgan që po rrezikonte të mbytej në një pushin dimërore. Ngjarja u shënua të dielën e kaluar 25 nëntor, në Aqua Nova që gjendet në Wr., Neustadt të Austrisë.
“Në një moment vëllai im bërtiti se dikush po mbytej dhe u hodh në ujë pa u menduar. Edhe unë shkova pas tij dhe pastaj e tërhoqëm së bashku për ta nxjerrë nga uji” thotë Ideal Kuburja, djaloshi 20 vjeçar i cili aktualisht punon në shërbimin civil për infermieri në Ebreichsdorf, raportojnë mediat e huaja. Pastaj i riu u dërgua në një spital në Wr., Neustadt.
Për vëllezërit Ideal dhe Leutrim Kuburja me banim në Pottenstein (Baden) e diela duhej të ishte relaksuese por u përballën me një skenë për të cilën nëse nuk do të ndërhynin do ishte kthyer në tragjedi.








![Polakët kanë frikë nga inteligjenca artificiale. Sondazhi tregon përmasat [SONDAZH]](https://tetovanews.info/wp-content/uploads/2026/10/bfhk9kpTURBXy84NGQ2OTZiMGU2N2Q5OTQxZTI1YWMxZjI2ZmQxZmQ2MS5qcGeSlQMAAM0HgM0EOJMFzQVkzQKy3gACoTAGoTEB-300x160.avif)





