Astma është një nga sëmundjet kronike, që ka prekur jo pak shqiptarë. Ajo karakterizohet nga sulme të përsëritura të vështirësisë në frymëmarrje dhe fishkëllimës gjatë saj. Te individët e sëmurë, simptomat mund të shfaqen disa herë në ditë apo javë, kurse për disa tjerë, ato mund të përkeqësohen gjatë aktivitetit fizik, ose gjatë natës. Disa studime të fundit, nga Greqia kanë sugjeruar se, ushqimet e duhura mund të zvogëlojnë inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes. Dhe për t’ju bërë më të shëndetshëm, dritare.net i ka sjellë këto ushqime.
Studimet sugjerojnë se, dieta juaj mund të përmirësojë ose ta përkeqësojë astmën. Por rezulton se, konsumimi i peshkut të yndyrshëm, rreth dy herë në javë, përgjatë një muaji ul inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes. Peshku yndyror është i lartë në acide yndyrore omega-3, të cilat kanë veti antiinflamatore. Studimi tregon se, ngrënia e peshkut, vetëm dy herë në javë, mund të ulë ndjeshëm inflamacionin e mushkërive, kryesisht te fëmijët me astmë. Sigurisht, duke ndjekur një dietë mesdhetare, e cila është e pasur me ushqime bimore, është mënyra më e lehtë dhe efektive për të ulur simptomat e astmës, jo vetëm te fëmijët, por edhe te të rriturit.
Dritare.net ju këshillon të hani: fruta dhe perime, drithëra, peshk dhe prodhime të tjera deti, hani mish shpendësh dhe prodhime bulmeti. Mish të kuq, gjalpë dhe ëmbëlsira./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net