Mungesa e perspektivës në Maqedoni i detyron të rinjtë që të ikin nga vendi dhe kërkojnë një jetë më të mirë në Evropë, kështu ka konstatuar sot ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pas debatit që realizoi me studentët e Universitetit të Tetovës, për rrugën e Maqedonisë drejtë BE-së.
Zhbogar tha më tej se, ajo që mundohemi të bëjmë ne bashkë me Qeverinë, është krijimi i kushteve këtu, dhe këto kushte arrihen duke bërë reformat dhe ndryshimet e duhura. Zhbogar pas debatit në UT ka takuar kryetaren e Komunës së Tetovës, ku kanë shqyrtuar edhe mundësin e angazhimit të një stafi të zyrës së BE-së në Maqedoni, për trajnimet që kanë të bëjnë me projekte të ndryshme në nivel lokal.
Ata nuk e shohim ardhmërinë në vend, dhe ajo që bëjmë ne me Qeverinë është tentimi për të krijuar kushte këtu. Pra mundohemi ti bëjmë reformat dhe ndryshimet që të mundësojmë që njerëzit të rrinë këtu brenda shtetit, kjo është e rëndësishme, sepse kur njerëzit nuk shohin ardhmëri atëherë ikin. Pra me reformat dhe me hapjen e negociatave besoj që njerëzit do fillojnë ta shohin ardhmërinë në shtëpi. Në të njëjtën kohë i kushtojmë shumë vëmendje rinisë. Kemi shumë projekte për vetëpunësim, për punësimin e të rinjve, shumë grante tonat iu jepen të rinjve apo 30 për qind të granteve tona në bujqësi shkojnë për fermerët e rinj, pra në gjithë rajonin ne krijojmë kushte për të rinjtë – tha Samuel Zhbogar, ambasador i BE-së, në Shkup./Alsat