Teksa protestat e dhunshme në Paris po vazhdojnë deri në orët e mbrëmjes dhe është njoftuar se nuk do të ndalen gjithë fundjavën, Presidenti amerikan Donald Trump bëri me faj për to marrëveshjet e mbrojtjes së ambientit dhe klimës, si dhe çuditërisht pretendoi se protestuesit po thërrasin ‘Duam Trump’.
Kryeqyteti francez ishte sot skenë e përsëritur dhunë dhe përleshjes me policinë, e cila ka ashpërsuar numrin dhe dorën e saj dhe ka arrestuar më shumë se 700 njerëz.
‘Jelekët e Verdhë’ po luftojnë kundër rritjes së kostove të jetesës dhe rritjes së propozuar të taksave, ndërsa Trump sugjeroi se demonstruesit kanë kërkuar udëhheqjen e tij sepse “unë nuk i detyroj të paguajnë shumë gjigante për vendet e botës së tretë ose për të mbrojtur mjedisin”.
Sot Trump komentoi: “Marrëveshja e Parisit për klimën nuk po funksionon. Protesta në të gjithë Francën. Njerëzit nuk duan të paguajnë për botën e tretë. Ata brohorasin ‘Duam Trump! E dua shumë Francën”.