Ballina Argëtim Fitoi çmimin e tretë në “Kënga Magjike”, shokon këngëtari i njohur: Do...

Fitoi çmimin e tretë në “Kënga Magjike”, shokon këngëtari i njohur: Do ta lë muzikën (VIDEO)

Mc Kresha po përjeton një periudhë mjaft të suksesshme në karrierë.

Mbrëmjen e kaluar këngëtari fitoi çmimin e tretë dhe çmimin e internetit me këngën ‘Psikopatja ime’ në bashkëpunim me Fifin.

Por pavarësisht suksesit, Kresha ka shokuar me një deklaratë të bërë në emisionin ‘Oxygen’

‘Realisht karriera ime si artist më ka sjellë shumë të mira. Besoj që kapaciteti im i trurit më jep mundësinë të mbetem gjallë edhe pa muzikë. Kaq shumë sa e dua muzikën edhe po mendoj ta lë’, ka thënë reperi.

‘Për muzikën hip-hop duhet të dal unë të këndoj ‘hajde zemër dridhe’ edhe djali im do jetë aty e do dëgjoj. Nëse bëhem me familje, unë nuk mundem të jem prind i duhur për fëmijët e mi. Çdo gjë ka ciklin e vet, publiku më ka rritur se unë kam qenë i mirë’, ka shtuar Kresha.

@tn.lajmelokale
@tetovanews