Një episod komik ka ndodhur në Berlin, që gjen protagoniste kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May.
Ndërsa kryeministrja arrin në Berlin për bisedime me kancelaren gjermane, Angela Merkel, asaj i del një vështirësi me makinën e saj të tipit S-Class. Për një moment dera e makinës nuk i hapet.
Gjatë fushatës së referendumit në vitin 2016, Michael Gove, sekretari i mjedisit, i cili ishte atëherë udhëheqës i fushatës ‘Vote Leave’, paralajmëroi se nëse Britania e Madhe do të qëndronte në BE, do të ishin si “pengje të mbyllura në pjesën e prapme të makinës”.