Ballina Aktualitet Lajme Lindjet gjatë dy muajve të fundit, numri i maqedonasve bie, i shqiptarëve...

Lindjet gjatë dy muajve të fundit, numri i maqedonasve bie, i shqiptarëve rritet

Në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – Shkup, raporti për dy muajt e fundit, tetor dhe nëntor, tregon se kanë lindur në total 707 foshnje, prej tyre 224 janë shqiptarë dhe 348 maqedonas. Në tetor kanë lindur 7 fëmijë më shumë se në nëntor, konkretisht 357 me 350.

Krahasuar sipas shifrave të publikuara, numri i foshnjave shqiptare nga tetori në nëntor rritet për 8 fëmijë, kurse ai i maqedonasve bie për 20 foshnje më pak. Pas shiqptarëve dhe maqedonasve, për nga numri i foshnjeve të reja vijnë romët, pastaj turqit e kështu me radhë.

Lindje në tetor: Totali 357Maqedonas 184, shqiptarë 108, turq 7, romë 45, serbë 1, myslimanë 6, tjetër 6
Lindje në Nëntor: Totali 350
Maqedonas 164, shqiptarë 116, turq 19, romë 39, serbë 0, myslimanë 8, tjetër 4.
Poashtu gjatë këtyre dy muajve në këtë Klinikë janë kontrolluar 9450 pacentë, më shumë gjatë nëntorit.

Pacientë:
Tetor: 4932
Nëntor: 5012

Të dhënat janë publikuar nga Valon Bela – drejtor ekonomik në Klinikën Universitare të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – Shkup.