Sot në seancën gjyqësore për rastin “Titanik” janë lexuar mesazhet që ka shkëmbyer ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe një person tjetër të panjohur. Në mesazhet e shkëmbyera gjatë vitit 2011 dhe 2013, Janakievski ofron udhëzime për votuesit dhe vëren se dikush ka zbuluar se kartat e personave të ardhur nga Pusteci për të votuar, janë false.
Në mesazhet me personin e panjohur, Janakievski i tregon këtij të fundit se ka një listë të njerëzve të cilët kanë votuar në Qendër për LSDM dhe i kërkon atij që të ndalojë këta persona të votojnë.
Një tjetër mesazh ai shkruan se “po u paguajmë njerëzve kafetë nëpër restorante, plus po u japim nga 1 000 denarë për votë. Çfarë duhet të bëjmë”.