E pabesueshme ajo që ndodh në Karaiskaqis. Milani mposhet me shifrat 3-1 nga Olympiacos në një ndeshje spektakolare dhe eliminohet nga Europa League që në fazën e grupeve.
Me të njëjtin rezultat që kuqezinjtë fituan në ndeshjen e parë u mposhtën edhe në Pire, por për shkak të golevarazhit më të mirë skuadra greke avancoi në fazën tjetër të Europa League pasi Olympiacos dhe kuqezinjtë e mbyllën në kuotë të barabartë pikësh, 10 grupin F. Në vendin e parë të këtij grupi u pozicionuan spanjollët e Real Betis që në ndeshjen e fundit në grup barazuan pa gola në Luksemburg ndaj Dudelange.
Ferrin e quajtur Karaiskaqis, Milani e vuajti në pjesën e dytë aty ku u realizuan edhe 4 golat e sfidës. Cisse, autogoli i Zaptës dhe Fourtounis me golin e tij me penallti vendosën kualifikimin e grekëve ndërkohë që goli që ngushtoi shifrat përkohësisht në 2-1 nga Zapata nuk i mjaftoi Milanit për të siguruar kualifikimin.
Në grupin E bënë detyrën Arsenali dhe Sportingu i Lisbonës që mposhtën respektivisht 1-0 dhe 3-0 Qarabag dhe Vorskla Poltavën, me anglezët që e mbyllën të parët dhe portugezët në vendin e dytë. Bashkë me Zenitin në grupin C u kualifikua edhe Slavia e Pragës që mposhti pikërisht 2-0 rusët në Çeki.
Francezëve të Bordeaux ndërkohë nuk u mjaftoi suskesi në fushën e FC Copenhagen me golin e Briand. Lepizig nuk përfitoi dot nga humbja e Celtic në shtëpi me Salzburg me shifrat 1-2, pasi gjermanët barazuan çuditërisht në Gjermani me rezultatin 1-1 ndaj norvegjezëve të Rosenborg që ishin eliminuar që më herët.
Në grupin B, Salzburg e mbylli me pikë të plota ndërkohë që Celtic gjithashtu avancoi më tej. Në grupin A, Bayer Leverkusen ruajti kreun me fitoren 1-5 në Qipro ndaj AEK Larnacas, ndërsa Ludogorets ndali Zurich në një barazim 1-1. Në grupin D ku të gjitha dilemat ishin zgjidhur, Dinamo Zagreb barazoi pa gola ndaj Anderlecht ndërsa Spartak Trnava mposhti 1-0 turqit e Fenerbahce.