Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me rastin e 24-vjetorit të Universitetit të Tetovës sonte ka qëndruar në shtëpinë ku u bë akti i nënshkrimit të themelimit të këtij institucioni të rëndësishëm të shqiptarëve të Maqedonisë dhe është pritur nga arsimdashësi dhe pronari i kësaj shtëpe H.Bari Ganiu.
Ja statusi i tij i plotë në Facebook:
“Një fotografi shumë domethënëse. Të jesh aty ku ka ndodhur historia. Kur takohesh me njerëz të cilët kanë sakrifikuar aq shumë për një projekt me përmasa mbarëkombetare siç është Universiteti i Tetovës dhe përkushtimi i tyre vazhdon edhe në moshë të thyer, të japin vullnet dhe forcë që të vazhdosh betejën pa u dorëzuar para sfidave me të cilat ballafaqohemi.
Gëzuar përvjetorin, UT! Urime haxhi për kontributin Tuaj si dhe shumë të tjerëve të cilët kontribuan dhe nuk u vlerësuan aq sa duhet.”/TetovaNews