Një aksident rrugor ka ndodhur sot pas mesnate, rreth orës 1:45 minuta, në afërsi të Leskovcit të Serbisë ku një autobus me targa të Maqedonisë, i kompanisë “Euro Bus” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 32 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë shtruar në spital me lëndime të ndryshme.
Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën Leskovc-Nish, në drejtim të Nishit dhe ishte nisur mbrëmjen e djeshme nga Maqedonia.
Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona që janë në gjendje më stabile, ndërsa në atë të Nishit janë dërguar 4 persona të cilët ndodhen në gjendje kritike.
Autobusi ishte nisur nga Maqedonia dhe kishte si destinacion final Vjenën.