70-vjeçarja, Lyudmila Vyacheslavovna, është e vetmja banore e fshatit Tolokonnikovos në rajonin Pskov të Rusisë perëndimore.
Duke qenë se jeton e vetme, dita e Lyudmila-s nis në katër të mëngjesit dhe është tepër e zënë me prerjen e drurëve, marrjen e ujit, qepjen gatimin dhe çdo gjë tjetër që e mban gjallë.
Duke qenë banorja e vetme e fshatit, e moshuara duhet t’i kryejë të gjitha punët vetë, pavarësisht se çfarë kohe të vitit është.
Jeta e saj e vetmuar është dokumentuar nga fotografja, Olga Kouznetsova, e cila pasi kaloi ca kohë me të, na solli disa copëza nga jeta e 70-vjeçares.
Gjyshja jeton në shtëpinë e familjes 130-vjeçare në Tolokonnikovë në rajonin e Pskov, pranë kufirit rus me Estoninë dhe rreth 280 milje në jug të Shën Petersburg. Vendbanimi më i afërt është tre kilometra larg shtëpisë së saj.
Olga dëgjoi për mënyrën e jetesës të pabesueshme të Lyuska nëpërmjet një shoku të vjetër të shkollës, i cili i tregoi asaj për “zonjën e moshuar që jeton vetëm në një fshat gjatë gjithë vitit”.
- „Tërbohet“ 28-vjeçari nga Kërçova, sulmon me thikë taksistë, nxënës, mësues, kalimtarë, mjekë dhe policë, vihet pas hekurave
- Përndiqte dhe ngacmonte seksualisht nxënëset, arrestohet mësuesi 55-vjeçar në Librazhd, tentoi të arratisej por…
- Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së Michelle Trachtenberg
- Gratë afgane po vuajnë nën ligjin e Sheriatit dhe sundimin e talebanëve
- A janë koha dhe vdekja një iluzion i shpikur nga njerëzimi?
@tetovanews
@tn.lajmelokale