Ylli i muzikës Rita Ora ka bërë promovimin e albumit të saj më të ri ‘Phoenix’ mbrëmë në Nju-Jork.
Mediet ndërkombëtare kanë komentuar edhe veshjen e këngëtares me origjinë shqiptare.
Gjatë mbrëmjes së prezantimit të albumit, Rita Ora kishte ndërruar pesë herë veshjen, katër fustane dhe në fund një veshje sportive.
Paraqitja e Ritës është vlerësuar me nota pozitive si nga mediet, ashtu edhe nga fansat./atsh