A kemi mishtore në Pirok!?
Atëherë kush i hedh këto eshtra në fshatin tonë?
Kjo pyetje shtrohet në faqen e fshatit Pirok në facebook, ku janë publikuar këto pamje që po i shihni.
Në vazhdim një video e sotme nga Piroku:
Në vazhdim disa të dhëna për fshatin Pirok:
HISTORIKU I POLLOGUT DHE PIRGOSIT (KULLËS) SIPAS TË DHËNAVE HISTORIOGRAFIKE QË NGA ILIRIA E DERI MË SOT
Sipas të dhënave historiografike ky fshat haset në vitin 1153 nga udhëpërshkruesi-gjeografi i njohur arab Al-Idriz (1110-1160), i cili e përshkruan përkatësisht e përmend qytetin e Pollogut (BOLLUG) dhe lokalitetin e pirokut të sotëm.
Po ashtu ka dëshmi edhe më të hershme që përkojnë që në mesjetë të hershme, sipas shumë dëshmive thuhet se kisha në fjalë e këtij fshati është më e vjetër se kisha e Shën Mërisë të Oenejit (Tetova e sotme) që shtrihej në grykën e lumit Pena e që kishte peshë karakteristike të lidhjeve rrugore përmes Sharrit me Prizrenin dhe për në Shkodër sipas të dhënave të shkruara për periudhën e lashtë për këto troje, duke përfshirë Pollogun të dhëna në rrafshin e historiografisë nuk hasen, pos nga historiani romak Tit Livi i cili përmend se në vitet 200-197 para erës së re, në luftërat e zhvilluara ndërmjet romakëve dhe të fiseve ilire dhe maqedonase, në kohën e pushtimit dhe të Maqedonisë nga ana e romakëve, pra fiset ilire si penestët dhe dasaretët në atë kohë kanë qenë gjysmë të varur nga shteti ilir dhe në aleancë me romakët, prandaj mbreti maqedonas Perseji në dimrin e vitit 169 para erës së re, kur niset në fushatën luftarake kundër romakëve më parë i sulmon dasaretët dhe penestët si aleat të romakëve. Në këtë fushatë mbreti Persej pushtoi Oenejin (Tetova e sotme).
Duhet përmendur se penestët që kanë jetuar në këto troje ka pranuar dominimin e mbretërve të Shkodrës-shtetit Ilir të Ardiejve, sigurisht për të qenë të siguruar nga fqinjët e tyre luftarakë-DARDANËT, po ashtu fis ilir që kanë jetuar në mbretërinë DARDANE ME KRYEQENDËR Skupi (Shkupi i sotëm). Pra, pas pushtimit të Oenejit mbreti Persej i dërgon delegat mbretit Genc në Shkodër, i cili nuk vazhdoi politikën filo-romake të paraardhësve të tij të mbretërisë së ardiejve, por filloi një politikë të bashkëpunimit të ngushtë dhe të aleancës me Maqedoninë .
Gjithashtu, sipas Tit Livi historianit romak, i cili duke përshkruar luftërat e zhvilluara të romakëve me shtetin e ilirëve dhe të maqedonasve si te luftërat e zhvilluara ndërmjet fiseve ilire dhe maqedone, ka vërejtur se Pollogu ka qenë “SHKRETËTIRË ILIRE”, por në fakt këto treva kanë qenë të shkretuara nga luftërat e shumta që janë zhvilluar këtu, sidomos nga mbreti i maqedonasve Perseji, me qëllim që të pengohet depërtimi i dardanëve luftarak drejt Pollogut dhe në MAQEDONI. Pra, përmendet se i ka pushtuar qytet antike si USKANËN (Kërçova e sotme), DRAODAKUMIN ( fshati i sotëm Gradec) që fshati Pirok (PIRGOS nga greqishtja në gjuhën shqipe do të thotë KULLA e që ka shërbyer si mburojë e këtij qyteti antik, por edhe sot ne e përdorim në gjuhën shqipe për lartësinë si PIRGU etj ), OENEJIN (Tetova e sotme)si dhe 11 qytetet tjera.
Këto të dhëna flasin për lashtësinë dhe rëndësinë, por pas dyndjes sllave në shekujt VII e këndej Lugina e Pollogut bie në heshtje disa shekullore deri në mesjetë. Pra, para ardhjes së osmanlinjve në shekullin e XI e deri në shekullin e XIII me zhvillimet e atëhershme ku përmendet perandori bizantin i KOMNEJVE 1081-1085 ku është bërë rindërtimi i kompleksit kishtar në fshatin e sotëm Pirok, e më pas mbreti i Mesisë (sebrët ë sotëm) Nemanja në shekullin e XIV i cili thuhet se e ka shkatërruar gjithçka nëpër lokalitetet e atëhershme ku supozohet se edhe qytetin e Pollogut e ka shkatërrua që sipas të dhënave është shtrirë diku në hapësirën e fshatrave Pirok-Gradec apo diku afër. Pirokut haset në historiografi me emerat MODURISHT dhe PIRGOS në vitin 1453 që ka pasur 40 familje si dhe më 1468 ka pasur 60 familje.
Një shekull më vonë e hasim edhe në regjistrin e defterit turk me nr. 232 të vitit 1544/5 me emrin PIRGOS. Ndërsa, ende mbetet i pandriçuar lokaliteti DRAGOSH që pirokasit e trajtojnë si vendbanimi i hershëm i Pirokut të sotëm, por nuk dihet se kur është zhdukur edhe pse nëpër dokumentet e Perandorisë Osmane të shekullit të XV figuron si lokalitet i zhdukur.
Për Dragoshin ka një dëshmi të gjallë të vazhdimësisë shekullore e ajo është se edhe sot në shekullin e XXI jeton familja e quajtur dragoshe, për të cilën familje mjafton të përmendi vetëm Abedin Dragoshin veprimtar i dalluar i Organizatës Ilegale Politike Kombëtare “BESA” që ka vepruar prej vitit 1936 deri më 1944 etj../Ismet Krosi