Në Bashkimin Demokratik për Integrim është bërë një rrokatë e drejtuesve, pas mbledhjes së Këshillit të Partisë dhe Kuvendit Qendror në selinë në Reçicë të Vogël Atila Rexhepi është emëruar si sekretar i përgjithshëm, ndërsa sekretar organizativ do të jetë Artan Grubi, funksion të cilin deri tash e ka kryer Hazbi Lika.
Deputeti Grubi ka falënderuar publikisht liderin Ali Ahmeti dhe anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për besimin e dhënë duke e emëruar atë në postin e sekretarit organizativ.
Falënderimi në rrjetin social Facebook është shoqëruar me fotografinë e liderit të BDI-së Ali Ahmeti. ‘Mirënjohës të gjithëve për uratat, falënderues anëtarëve të këshillit të përgjithshëm si dhe kryesisë për mbështetjen, i sprovuar nga lideri me besimin e dhënë! Bashkimi ka qenë dhe do të mbetet kryefjala e veprimit tonë shoqëror. Bashkë!’, ka shkruar Grubi. /SHENJA/