Më datë 22/23.12.2018 SPB e Tetovës ka realizuar kontroll aksional për alkool në Tetovë dhe Gostivar, në të cilin janë kontrolluar gjithsej 121 shoferë. Gjatë kontrollit në rajonin e Tetovës, janë zbuluar 17 shoferë që i kanë drejtuar veturat nën ndikimin e alkoolit dhe u janë shqiptuar dënime adekuate me para, shkruan Gazeta Lajm.
“Përveç kësaj, janë zbuluar edhe 13 lloje tjera të shkeljeve. Në Gostivar numri i shoferëve të alkoolizuar ka qenë pesë. Në aksion poashtu janë zbuluar edhe shtatë shkelje tjera”, njoftoi policia.