Ylli kinez i kinematografisë, Chow Yun-fat është një multimilioner që bëri emër falë filmave aksion, veçanërisht “Crouching Tiger, Hidden Dragon”.
Por, ndryshe nga ç’bëjnë të pasurit e tjerë të botës, ai ka premtuar se do t’i dhurojë gjithë milionat e tij për bamirësi.
Aktori 63-vjeçar nga Hong-Kong është i njohur për stilin modest të jetës, pasi ai lëviz me transport publik dhe shpesh pret në radhë të gjata për të blerë një biletë kinemaje për film, ku vetë është protagonisti kryesor.
Për herë të parë, ai u shfaq në listën e njerëzve më të pasur të revistës amerikane “Forbes” në vitin 2015 dhe është vlerësuar të ketë një pasuri prej rreth 630 milionë euro.
“Paraja nuk është diçka që na takon përgjithmonë. Kur vdesim, të tjerët e përdorin atë”, tha Chow.
Gruaja e tij u shpreh se “pavarësisht pasurisë, shpesh hanim ushqim të përgatitur në rrugë, siç është zakon në Kinë”.
Aktori filloi karrierën filmike në vitet ’80, duke luajtur më pas në “A Better Tomorrow”, “Murderer” dhe “Mister Gamblers”.