“Mund të më bëni shoqëri?” Ka qenë kjo kërkesa e mbërritur në recepsionin e karabinierëve të Maranos, në Napoli në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Nuk është një telefonatë e zakontë për ndihmën e shpejtë. Nga ana tjetër e telefonit është një gjyshe 90 vjeçe, invalide, e vetme në shtëpi në një ditë feste, me fëmijët larg.
“Ju lutem, më bëni shoqëri, – i përsërit me një zë të dridhur operatorit të 112. – Dua vetëm të flas pak, jam e vetmuar”, – shpjegon. Dhe menjëherë ka mbërritur një patrullë policie para shtëpisë së të moshuarës. Krishtlindje të kaluara me oficerët e policisë.
Këta të fundit, të prekur nga kërkesa e pazakontë, mbërritën në shtëpinë e gjyshes dhe kaluan një pjesë të turnit të Krishtlindjeve me të. Menjëherë situata iu sinjalizua shërbimeve sociale të Komunës.