Nëse në verë të vitit të ardhshëm sëbashku me zgjedhjet presidenciale mbahen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, Holanda, Danimarja dhe Franca mund të kërkojnë anulimin e marrjes së datës për fillimin e bisedimeve në muajn qershor të vitit të ardhshëm.
Burime qeveritare për media në gjuhën maqedonase thonë se edhe pse LSDM dhe një pjesë e partnerëve të koalicionit kanë qëndrim që sëbashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, kryeministri Zaev është kundër, pasi sipas tij do të ngadalësohet procesi evro-integrues i Maqedonisë, si dhe reformat e paralajmruara në ekonomi dhe gjyqësor, ndërsa është e mundur që tre vende anëtare të BE-së të kundërshtojnë mundësin e dhënies së datës për anëtarësim të vendit në muajn qershor të vitit 2019, transmeton Zhurnal.
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë dhe rritjes ekonomike.
Kryeparlamentari, Talat Xhaferi ka theksuar se me me 2 apo 3 shkurt të vitit 2019 do të shpallen zgjedhjet presidenciale të cilat me gjasë do të mbahen ka fundi i muajt mars apo fillimi i muajt prill.
Që të jenë të sukeseshme zgjedhjet presidenciale, duhet që në rrethin e dytë të votojnë 720 mijë qytetarë (votues), apo 40 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.
Sipas Ligjit, për president të Republikës së Maqedonisë në rrethin e parë zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore 1.806.336 votues.
Nëse në rrethin e parë asnjë kandidatë nuk fiton shumicën e nevojshme votave, në rrethin e dytë votohet për dy kandidat të cilët në rrethin e parë kanë fituar numrin më të madh të votave.
Për President zgjidhet kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i votuesve të cilët kanë dalë në zgjedhje, nëse kanë votuar më shumë se 40 për qind të votuesve.