Sot, në orët e para të mëngjesit, në moshën 86 vjeçare ka ndërruar jetë njëra nga mësueset e para në Tetovë dhe Maqedoni, përcjell Gazeta Lajm. Bëhet fjalë mësuesen MEDIHA KURIU-PALLOSHI.
Veprimtari Xhemil Daci në profilin e tij në facebook ka shpërndarë një shkrim ku bëhet e ditur edhe veprimtaria e mësueses Mediha:
U SHUA EDHE NJË YLL,PISHTARE E MËSUESISË SHQIPTARE
MEDIHA KURIU-PALLOSHI
(1932-2018)
Sot,në orët e para të mëngjezit, ndëroi jetë,veterania e mësuesisë shqiptare, mësuesja Mediha.Si fëmiu i parë nga nëntë sa ishin,babai Abdulla Kuriu,me vetëm një rogë nënpunësi,pa burime tjera alternative materiale dhe pa shtëpi të vete,por me sakrifica të mëdhaja ,arriti ti arsimon gadi të gjith fëmijët( kujtojmë prof.Malin,prof.Gencin,mësuesen Gëzime…)
Është viti 1950 ,vit ky kurë i ishte shpallur luftë analfebitizmit shekullorë shqiptarë.Ishte njëra nga mësueset e para në Tetovë që theu prapambeturinë e trashëguar në gjenerata.Nuk e ka patur të lehtë atëherë kjo mësuese e re të ushtron këtë profesion.Por ishte babai Abdulla,shpatulla ku ajo ndjente sigurinë dhe vullnetin që me gjith qenien e sajë ti jepet punës fisnike në kohëra kurë sistemi ekstrem antishqiptarë sllav,bënte cmos që të dëmton në cdo formë shqiptarët…
Mësuesja guximtare,mësuesja MEDIHA,kurë nuk u mposht.Do mbetet në kujtim te cdo njeri,fytyra e sajë gjithmonë e buzëqeshur.Ajo tërë jetën ia kushtoj mësuesisë.Gjeneratat që i mësoi ajo,të gjith në themelet e personalitetit të tyre,kan armaturën e fortë që ua shtroi mësuesja MEDIHA.Tetova sot,krenohet me shumë profile profesionesh të ish nxënësve të sajë.
Mësuesja MEDIHA, me plot meritë, do zen vend në piedestalin e historisë së mësuesisë kombëtare shqiptare.
Andej,A P E L O J M Ë që
sot,e enjte(27 Dhjetorë)të gjith që kan mundësi,ti bëjmë përcjellje dinjitoze kësaj mësuses së popullit,MEDIHA KURIU-PALLOSHI për në shtëpinë e amshimit!
Ceremonia do bëhet në objektin e ri të Bashkësisë Islame(teleferiku) në hiqindi(dic para orës 14).
Zoti e shpërbleftë me Parajs!
SHPËRNDANI LAJMIN NDËR MIQËT!