Një incident ka ndodhur në aeroportin e Hanoverit në Gjermani. Mediat raportojnë se një person hyri me një makinë në pistën e avionëve
Si pasojë e këtij incidenti aeroporti u mbyll për 5 orë, pasi ekzistonte frika se mos kishte lidhje me terrorizmin.
“Një makinë me targa polake hyri brenda një kalimi në asfalt rreth orës 15:30 sipas orës lokale, duke shkaktuar një reagim të madh të policisë federale dhe ekipeve antieksploziv”, shkruan DW.
Një zëdhënës i policisë së Hanoverit tha për DW se personi doli jashtë në pistë dhe ndoqi një avion pasi kishte zbritur.
Ai ishte një i ri rreth 25 vjeç, ndërsa pasi u ndalua nga policia, rezultoi pozitiv në kokainë dhe amfetaminë.