Ballina Shëndeti Këshilla Arsyeja pse gjithmonë duhet t’i lani rroba me uthull

Arsyeja pse gjithmonë duhet t’i lani rroba me uthull

Larja e rrobave ndonjëherë mund të jetë e vështirë, sidomos për faktin që kemi në dispozicion një shumëllojshmëri të madhe detergjentesh dhe nuk dimë cili është ai i duhuri. Është njësoj si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Por sot ne zbulojmë një truk fantastik që mund t’ju kursejë kohë dhe para!

Thjesht vendosni një lugë uthull në lavatriçe dhe rrobat tuaja do të bëhen si të reja! Përfitimet që sjell përdorimi i uthullës:

Përzieni 125 ml uthull me detergjentin para fillimit të procesit të larjes. Uthulla pastron dhe ruan ngjyrat.
Vendosni uthull në kapakun e zbutësit.

Uthulla ka të njëjtin efekt si zbutësi, por është shumë më e butë ndaj rrobave!

Eliminon njollat e djersës dhe deodorantit!
Ndonjëherë detergjenti lë njolla në rroba.

Përdorni vetëm 125 ml uthull!

Eliminon aromat e pakëndshme.

Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por uthulla shërben për të neutralizuar erën e keqe nga rrobat.

Uthulla mund të heqë edhe njollat më të forta.

Për të hequr njollat e forta, zhytni veshjen në një përzierje me ujë të nxehtë dhe uthull dhe lëreni aty gjatë gjithë natës. Pastaj lajini si zakonisht në makinën larëse.

Ndalon elektrizimin.

Uthulla bën që të shmanget elektrizimi nga rrobat, duke mos lejuar që flokët të ngjiten pas tyre.

Nëse duhet të lani një copë delikate, thjesht zhyteni në 60 ml uthull për 30 minuta.

Si përfundim:
Përzierja e uthullës me detergjentin jo vetëm që do ti bëjë rrobat tuaja edhe më të pastra, por do të mirëmbajë edhe lavatriçen.

Burimi / http://it.laowl.com/Revista Psikologjia