Ballina Shëndeti Sëmundjet shëndetësore që tregon djersitja gjatë natës

Sëmundjet shëndetësore që tregon djersitja gjatë natës

A girl is having a sleep of a just

Ndodh që gjatë natës të zgjoheni e të shihni se jeni djersitur shumë. Kjo mund të jetë paralajmëruese për disa probleme shëndetësore. Ja cilat janë disa nga problemet që mund t’i paralajmëroj djersitja:

Menopauza

Kjo periudhë tek femrat shoqërohet me afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës t’u dalë gjumi nga djersitja.

Sëmundjet kardiovaskulare

Zakonisht pas viteve të 50-ta njerëzit janë më shumë të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, por edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për ndonjë sëmundje dhe nëse për shumë netë jeni duke u djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu.

Infeksionin

Në qoftë se trupi juaj është duke u përballur me ndonjë infeksion kjo mund të shkaktojë djersitje natën dhe kjo gjë mund të zgjasë me ditë ose edhe javë. Por djersitja natën mund të jetë edhe efekti anësor i shumë barnave si ilaçet kundër depresionit, diabetit e të tjera.

Burimi / http://lexo.com.al