Dy persona kanë humbur jetën sot pasdite në rezervuarin e fshatit Bradomirë në Pogradec. Policia thotë se ata kishin shkuar për të peshkuar. Njëri është nxjerrë nga rezervuari i pajetë, ndërsa për tjetrin kanë nisur kërkimet.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.P, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas.
Trupi i tij, është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë në vendngjarje.
Dyshohet se ai ka dalë për të peshkuar së bashku me shtetasin Z.K, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet si dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të bërë të mundur gjetjen e tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin paraprak të policisë.