Presidenti Recep Tayyip Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së Vitit të Ri.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia la pas një vit në të cilin fitoi arritjet më të mëdha në histori.
Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e festës së Vitit të Ri.
“Unë kërkoj nga Perëndia që ky vit i ri të sjellë dashuri për të gjithë njerëzimin, veçanërisht për kombin tonë”, shkruan Erdogan në mesazhin e tij të Vitit të Ri.
Presidenti në mes tjerash theksoi se me strukturën e fortë të ekonomisë turke dhe masat që kanë marrë kanë eliminuar sulmin e kursit të këmbimit-interesit-inflacionit që filloi në gusht, ndërsa shtoi se “Arritëm të rrisim eksportin dhe numrin e turistëve në nivelin më të lartë të historisë sonë dhe të ulim deficitin e llogarisë rrjedhëse në nivelin më të ulët të kohëve të fundit. Ne vazhdojmë të rrisim projektimin, kërkim-zhvillimin dhe aktivitetet e prodhimit në sektorët kritikë, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes”.
Duke vënë në dukje se ngjarjet e jetuara në rajonin e Turqisë kanë qenë burim i problemeve të shumta, përfshirë edhe terrorizmin separatist, Presidenti Erdogan tha: “Realiteti që Turqia nuk do të mund të sigurojë të ardhmen e saj pa zgjidhur problemet në rajonin e saj, bëri që ne të ndjekim një politikë më aktive në diplomaci dhe terren. Turqia prej fillimit të krizës në Siri ka shfaqur një qëndrim humanitar dhe moral dhe ka qenë gjithmonë në anën e viktimave dhe të shtypurve”.
Kreu i shtetit turk theksoi se Turqia zë vend në anën e stabilitetit, drejtësisë, tolerancës dhe paqes në të gjithë botën, së bashku me rajonin ndërsa shtoi se “Me këtë botëkuptim, ne mbrojmë të drejtat e Jerusalemit, Damaskut, Bagdadit, Kajros, Tripolit, Sarajevës dhe Krimesë”.
Në mesazhin e tij, Erdogan theksoi se Turqia nuk ka synime mbi tokën, sovranitetin dhe të drejtat e asnjë vendi.
“Qëllimi ynë i vetëm është të garantojmë siguri, qetësi dhe një të ardhme për njerëzit dhe vëllezërit tanë që jetojnë në rajonin tonë”, tha Erdogan.
“Vendi ynë nuk është shkaktar i ngjarjeve në rajon dhe nuk do të jetë as viktimë e tyre”, tha kreu i shtetit turk, ndërsa e vijoi mesazhin e tij me këto fjalë: “Ne me këtë botëkuptim planifikojmë dhe zbatojmë të gjitha hapat që hedhim. Zhvillimet në Siri janë rezultat i përpjekjeve tona. Ne vazhdojmë të kontribuojmë edhe për stabilitetin e Irakut. Ne kemi treguar vendosmërinë tonë si në zonën politike ashtu edhe në terren në ruajtjen e të drejtave tona në Qipro, Mesdheun Lindor dhe Egje. Më e rëndësishme është që me qëndrimin tonë humanitar ne bëhemi shembull për gjithë botën”.
Ai përsëriti qëndrimin e vendosur të Turqisë në luftën kundër terrorizmit.
“Ne kemi lënë pas një vit, në të cilin kemi fituar suksesin më të madh të historisë sonë në luftën kundër terrorizmit. Forcat tona të sigurisë kanë shkatërruar terroristët duke hyrë në të gjitha strofkat e tyre, qoftë në male, në qytete apo matanë kufirit”, tha Erdogan.
“Prandaj me këto ndjenja urojë edhe njëherë që viti 2019 të sjellë paqe, qetësi, shëndet, siguri dhe mirëqenie për popullin tonë, vëllezërit tanë në rajon dhe tërë njerëzimit”, përfundoi mesazhin e tij Presidenti Erdogan.