Ylli që fiton më së shumti nga YouTube, bëri 22 milionë dollarë për 12 muaj – dhe është vetëm 7 vjeç.
Sipas vlerësimit të Forbes që u publikua të hënën, Ryan – fëmija prapa kanalit Ryan ToysReview në YouTube – fitoi 22 milionë dollarë në vitin 2018 dhe është njëri nga ndikuesit më të mëdhenj në YouTube, me 17.3 milionë ndjekës.
Rritja e shpejtë e Ryan ka filluar prej lansimit të kanalit të tij më 2015, kanal ky ku publikon video duke rishikuar lodrat.
Ai ka gjithashtu edhe linjën e tij të veten të lodrave në Walmart dhe Target, raporton Forbes. Në një intervistë për NBC News muajin e kaluar, Ryan tha se fëmijët e tjerë i shikojnë videot e tij në YouTube për shkak se kanali i tij është “qesharak dhe argëtues”.