“Kpmg Football Benchmark”, një kompani që analizon të dhënat për rreth 4700 futbollistë në të gjithë botën, ka publikuar sot edhe çmimet e kartonëve të tyre.
Braziliani Neymar është futbollisti më i shtrenjtë sipas kompanisë, ndërsa në vendin e dytë renditet një tjetër futbollist i PSG-së, francezi kampion bote, Kylian Mbappe.
Befasia është se në renditjen e 120 më të shtrenjtëve nuk ka vend as për Cristiano Ronaldon dhe as për Luka Modriçin, të cilët kanë fituar 3 Champions radhazi me Realin në 3 vitet e fundit.
Mosha duket se ka qenë vendimtare në përcaktimi ne pozicionit të tyre në këtë renditje, ndonëse duhet theksuar se çmimet e përcaktuara nga “Kpmg Football Benchmark”, nuk janë domosdoshmërisht të njëjtë me ata të tregut.