Dyzetë e gjashtë vjeçari nga Tetova, mbrëmë (4 janar), gjysmë ore pas mesnate, ka kallëzuar në polici një rast të pazakontë. Ai ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga gruaja e tij, e cila pastaj ka thirrur edhe vëllain e saj, i cili gjithashtu e ka sulmuar fizikisht 46-vjeçarin.
Rasti i kallëzuar është zbardhur në tërësi, ndërsa të përfshurët në këtë sherr janë paralajmëruar me shkrim.