Struga dhe Ohri prej sot në mëngjes janë nën dëborë. Rrugët dhe trotuaret e qytetit të Strugës nuk janë pastruar. Pa pastruar është edhe rruga Ohër-strugë, si dhe aksi rrugor Kërçovë- Ohër. Qytetarët janë të revoltuar, por edhe përskaj përpjekjeve për pastrimin e borës, thuajse është e pamundur, sepse në rajon ka reshje të dendur të borës. Qytetarët nga më shumë vendbanime thonë se aspak nuk ka kaluar mekanizimi ndërtimor në vendbanimet e tyre.
Nga komuna e Strugës thonë se Ekipet e Ndërmarrjes komunale –Strugë dhe kompanitë e angazhuara për pastrimin e rrugëve kanë punuar në pastrimin e borës në çarshi, shëtitoret buzë liqenit dhe trotuaret në qytet, si dhe rrugët në gjitha lagjet e qytetit.
Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve për shkak të efikasitetit dhe shmangies së pengesave të mundshme në komunikacion, të mos i parkojnë automobilat nëpër rrugë sidomos në qendrën e qytetit, pasi kjo e vështirëson punën e tyre. Reaguan edhe nga Aleanca për shqiptarët në Strugë të cilët thonë se bora që bie nga mëngjesi i sotëm i ka befasuar autoritetet e komunës. Udhëheqësit e komunës flinë gjumë, ndërsa realizuesit e kontraktuar për pastrimin e borës presin dikush të kujtohet ose të ndalojnë të reshurat e borës, thonë nga Aleanca, ndërsa qytetarët nuk munden t’i kryejnë obligimet e tyre të përditshme.
https://youtu.be/X3bsHcuKIx4