Ballina Bota Fatlumi në Zvicër, fiton mbi një milion e gjysmë franga në lotari

Fatlumi në Zvicër, fiton mbi një milion e gjysmë franga në lotari

Të mërkurën në mbrëmje, një person ka fituar mbi 1.5 milion franga zvicerane në “Joker” nga Swisslos. Personi me fat është nga Zvicra Perëndimore, shkruan ‘Blick’.

Personi ka fituar gjithsej 1,542,346 franga, siç njoftoi Swisslos të mërkurën në mbrëmje, përcjell albinfo.ch.

Personi kishte shënuar gjashtë numrat e saktë, si në vijim: 7, 6, 8, 2, 4 dhe 6.

Loja “Joker” ofrohet nga Swisslos në Zvicrën gjermane, Ticino dhe në Zvicrën perëndimore, përcjell tutje albinfo.ch.

Çmimi për të shtunën e ardhshme është tani 5.7 milionë franga.