Mister në Oslo të Norvegjisë, ku Anne-Elisabeth Falkevik Hagen, bashkëshortja e një prej biznesmenëve më të pasur të këtij vendi, është rrëmbyer.
Gruaja, 68-vjeçe, ishte zhdukur në 31 tetor, mbrëmjen e Halloween, por vetëm sot policia ka gjetur një letër ku shkruhen kushtet e këmbimit të lirisë së saj. Pengmarrësit kërkojnë 9 milionë euro në kriptomoneta Monero, një nga më të gjurmueshmet.
Bashkëshorti i 68-vjeçares, Tom Hagen, një manjat i pasurive të paluajtshme dhe pronar i rrjeteve shpërndarës të energjisë, është ndër njerëzit më të pasur në Norvegji, me një pasuri totale prej rreth 2 miliardë dollarësh.
Autoritetet thanë se rrëmbyesit lanë një shënim në shtëpinë e çiftit, pranë kryeqytetit të Oslo, duke detajuar pasojat fatale në qoftë se ai nuk do pranonte të paguante paratë e kërkuara në formën e kripto-monedhave.
Është e paqartë shuma e saktë që kërkojnë në shpërblim, por mediat norvegjeze raportojnë se rrëmbyesit kërkuan më shumë se 10 milionë dollarë.
Policia raporton se gruaja është rrëmbyer nga persona të paidentifikuar në shtëpinë e saj.
Në shënim thuhej se 68-vjeçarja do të vritej nëse policia përfshihet në ngjarje. Hetuesit thanë se kërcënimet në shënim ishin shumë serioze dhe nuk dihet nëse ajo është gjallë.