Emilia Llazarevska
Shtetësia nuk guxon të preket! Kjo që bën Kasami i Besës është antikushtetuese, antishtetërore dhe antimaqedonase. Edhe një herë për ata që nuk e kuptojnë, MAKEDONSKO është shtetësi dhe jo përkatësi etnike. Ashtu si bëheni copa për amerikanen, zviceranen, austriaken ose shtetësinë bullgare edhe MAKEDONSKO është shtetësi.
Shenja e shtetit në të cilin jetoni ende është Republika e Maqedonisë, mbase së shpejti Republika e Maqedonisë Veriore. Por prapë Maqedonia. Kjo është.
Unë e di se për shqiptarët, për pjesën më të madhe të tyre, ky emër nuk thotë asgjë, por gjithashtu e di se sa i rëndësishëm është për ne, por bëjmë kompromise për të gjithë ata që jetojnë këtu dhe nuk është vetëm ndërrimi i emrit. Shumë mirë e dinë Besa, Kasami dhe të tjerët si ata se sa lëshime janë bërë. Edhe ndaj shqiptarëve edhe ndaj keqbërësve. Po jua kujtoj amnestinë.
E di se çka do të thotë kur Zaev deklaron se me Marrëveshjen e Prespës i mbyllim përfundimisht kontestet me fqinjët, kurse në të kundërtën shkojmë drejt izolimit, paqartësisë dhe destabilitetit. Por, ç`të duhet NATO dhe BE, nëse ky element shtetformues i shtetit maqedonas kontrabandohet për dy vota. A pak ishin pazaret dhe lëshimet?
Dhe pse dikujt i pengon “makedonsko” në grafën e shtetësisë, kurse bashkësive të tjera në vendet fqinje nuk u pengon ajo shqiptare, ose bullgare apo greke, ose shtetësia serbe në grafën e pasaportës?
Po ndoshta nuk doni ende të mendojmë se nuk ndjeheni si në vendin tuaj dhe se keni ndonjë plan apo ide separatiste antimaqedonase? Mbase?
Marrë nga portali AKO/ Në shqip nga Tetova News