Të jesh figurë publike do të thotë që duhet të kesh respekt dhe për imazhin tënd. Politikanët shpesh përfliten e diskutohen për blerjet e shtrenjta që i investojnë në veshje, por rrallë flitet për ivestimet në look.
Sidomos kur flasim për gratë politikane, kemi parasysh që një kohë të veçantë ato i kushtojnë dhe flokëve. Prerjes, ngjyrës e krehjes. Nëse këngëtarët dhe artistët i bëjnë publike emrat e atyre që kujdesen për to, me politikanët ndodh ndryshe. Nuk flasin shumë për ata që kujdesen për imazhin e tyre, sepse duan të “hiqen” sikur u intereson politika më shumë se imazhi kurativ.
Por, kush është parukieri që merret me disa prej grave politikane?
Ai është Erlind Kaçorri dhe kuron imazhin e shumë prej tyre.
Nëse pyesni shpesh për ndryshimet e look-ut të Monikës, Arlindi është ai që i ka nxjerrë ngjyrën e bukur.
Po ashtu dhe Zonja e Parë e Shqipërisë, vajza e Ilir Metës, Bora, i lyen flokët tek Arlindi.
Jorida Tabaku është një tjetër nga gratë politikane që ka zgjedhur Arlindin. Gjithnjë e kuruar në pamje, Jorida prej kohësh është nën kujdesin e tij.
Era Mëhilli, këshilltarja e Berishës, po ashtu është besnike e duarve të Arlindit.
Rita Petro, Anjeza Maja, Armina Mevlani e shumë personazhe të tjerë publikë kanë zgjedhur Arlindin si parukierin e tyre personal.
@tetovanews
@tn.lajmelokale