Gjenetika mund të luajë një rol më të rëndësishëm sesa studiuesit e kishin menduar më parë, në aftësinë për të luftuar sëmundjet.
Studimi i udhëhequr nga Universiteti i Queensland në Australi përqendrohet në reagimin e sistemit imunitar kur trupi është i ekspozuar ndaj viruseve të ndryshme dhe patogjenëve të tjerë.
Faktorët gjenetikë luajnë një rol kyç në mënyrë efektive dhe efikase në të cilën trupi prodhon dhe shpërndan këto molekula që luftojnë sëmundjen.
Studiuesit australianë analizuan mostrat e gjakut nga 1,835 binjakët dhe ato të mijëra vëllezërve të tyre. Ekipi shqyrtoi reagimin imun ndaj gjashtë viruseve të zakonshme të njeriut, duke përfshirë edhe virusin herpes.
Studiuesit u befasuan nga rezultatet e këtij kërkimi. Ata vunë re se fuqia e sistemit imunitar është e kontrolluar kryesisht nga genet të transmetuara nga nëna apo babai.
Këto gene janë ato që krijojnë një përgjigje të fortë apo të dobët imunitare, kur përballen me infeksion viral . Ky studim u krye për të treguar se reagimi i antitrupave është i trashëgueshëm.
Është hapi i parë në identifikimin e mundshëm të geneve individuale që ndikojnë në përgjigjen imune. Hapi i ardhshëm është identifikimi i geneve të sakta të përfshira, për t’i korrigjuar ato në rast të një përgjigjeje të dobët imune ose për t’i imituar ato në rast të një përgjigjeje të fortë ndaj vaksinave.
- Turisti turk gjendet i vdekur në dhomën e hotelit në Ohër
- DETAJE/ Shqiptari humbi jetën në punë, ra nga 10 metër lartësi. 41-vjeçari ishte shpërngulur para 1 viti në Itali
- Angela Merkel: Putini? E dija, s’ka qenë kurrë mik i Evropës
- Konflikt i madh mes fiseve sunite dhe shiite në Pakistan, 35 të vrarë dhe mbi 50 të plagosur (VIDEO)
- Mashtrohet keq 51-vjeçari nga një fshat i Tetovës, të përfshirë persona nga Tearca, Shkupi, Tetova dhe Shqipëria