Nëntë persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Strugës në repartin e kirurgjisë, si pasojë e rrëshqitjeve. Ka pasur edhe raste me brinjë të thyera, lëndime në dorë dhe kokë. Një pjesë e tyre janë dërguar në Spitalin e ortopedisë në Ohër. Pjesa më e madhe e rrugëve mbeten të mbuluara me borë e akull. Edhe lëvizja e makinave zhvillohet me kujdes të veçantë.
“Kjo është pasqyrë e punës së komunës dhe të parit të komunës. Me të vërtetë nuk është mirë kjo. Vet e shihni si janë rrugët, çfarë ngjan kjo? Rrëzohen njerëzit, s’mund të ecim rahat për shkak të akullit”
“Është kaos i vërtetë. Nuk punohet fare. Ata që e kanë tenderin, një Zot e din a pastrojnë apo jo. Kjo duhej të pastrohet me kohë, e jo tani. Situata është kaotike ndërsa nëpër fshatrat është edhe më keq”
Nga Ndërmarrje publike komunale thonë se kanë nevojë për sasi të reja të kripës.
Kemi harxhuar të gjitha sasitë e nevojshme të kripës. Deri më tani kemi intervenuar me 3-4 tonelata kripë, ekskluzivisht kripë që e marrim nga dyqanet sepse furnizuesi që duhej të na furnizojë para dhjetë ditëve, për shkak të pamundësisë të intervenojë nga Shqipëria nuk mund t’i merrnim sasitë e nevojshme- deklaroi Ivan Kleçkaroski- drejtor i NPK Strugë.
Në gjendje të rëndë është edhe rruga e vjetër që çon nga Ohri drejt Strugës si dhe nga Struga për në Dibër.
https://youtu.be/WB0UkRYQLuc