Maqedonia u dha fund ndarjeve, fund izolimit dhe pasigurisë dhe u nis përpara. Identiteti i Maqedonisë është garantuar njëherë e përgjithmonë dhe pranuar nga gjithë bota, ndërsa e ardhmja e Maqedonisë në BE dhe NATO është siguruar, theksohet në kumtesën e LSDM-së.
Kjo do të thotë plotësim i prioriteteve të larta strategjike të shtetit.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Gjorge Ivanov dhe Janko Baçev janë pjesë e një grupi të vogël, të margjinalizuar i cili është kundër BE-së dhe NATO-s. Mickoski, Baçev dhe Ivanov do të mbahen mend si disa të cilët punuar kundër të ardhmes, por nuk arritën, ishin mposhtur, theksohet më tej.
Gjithë bota demokratike e përshëndet zbatimin e Marrëveshjes së Prespës përmes miratimit të ndryshimeve kushtetuese me çka hapet rruga për anëtarësim me të drejtë të plotë në BE dhe NATO.
Vetëm VMRO-DPMNE-ja antiperëndimore e udhëhequr nga Hristijan Mickoski vazhdon të punojë në kundërshtim me interesat kombëtare dhe shtetërore.
“Të zezat e VMRO-DPMNE-së dhe politikat antiperëndimore të Mickoskit i pret humbje në çfarëdo lloj zgjedhje. Për atë kërkojnë, mirëpo luten të mos i fitojnë. Kur do të ketë zgjedhje nuk varet nga dëshirat e Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së, por nga prioritetet e qytetarëve dhe shtetit”, thuhet në kumtesë.
“Por, kurdo që të ketë zgjedhje, çfarëdo që të jenë ato, VMRO-DPMNE, Mickoski dhe Baçev mund të përgatiten vetëm për humbje, ato janë tregim i përfunduar dhe një pjesë e të kaluarës së errët”, theksohet më tej.
Qytetarët nuk do të lejojnë as Ivanov të ri, as Gruevski të ri, qytetarët u përcaktuan për të ardhme të ndritshme dhe as Mickoski as VMRO-DPMNE nuk do t’i kthejnë në të kaluarën e errët.