Pas disa shkrimeve tendencioze në disa media online në lidhje me furnizimet që ka bërë komuna e Haraçinës, përmes një demanti të lëshuar në media kryetarja e kësaj komune Milikije Halimi është shprehur se në krahasim me komunat tjera ajo e Haraçinës është me shpenzime të më ulta për reprezentacion, e sipas saj derisa një komunë harxhon brenda një mbrëmje komuna që drejton ajo ka harxhuar për një vit.
“Komuna jonë në krahasim me komunat tjera është komuna me shpenzime më të ulta për reprezentacion. Ne për më tepër se një vit kemi shpenzuar një shumë modeste ndërsa komunat tjera për një mbrëmje shpenzojnë aq sa kemi shpenzuar ne për një vit. Kuptohet se komuna duhet të mirëmbahet nëse ndonjërit i pengon pastrimi i xhamave të komunës, pastrimi i parketit, apo ndonjë event publik që kemi dhënë ushqim modest si ishte rasti i përvjetorit, është një gjë tjetër pë rata që nuk duan të kuptojnë realitetin, me e kuptojmë se po ju pengojmë një pjesë që duan të gjejnë qime në vezë por nuk ndalemi drejtë sukseseve tona”, është shprehur në reagimin e saj, Halimi.