Ballina Aktualitet Lajme Sela në Klan Debat: Deri sa ne flisnim për shqiptarët, Bujar Osmani...

Sela në Klan Debat: Deri sa ne flisnim për shqiptarët, Bujar Osmani na kundërshtonte (VIDEO)

Në Klan Maqedoni, ku ishte i ftuar Ziadin Sela, ka folur rreth ndryshimeve kushtetuese.

Sela, ndër tjerash në debat deklaroi se fjalia e parë e tij dhe e Aleancës për Shqiptarët ishte ndryshimi i Preambulës.

Gjatë debatit në mbledhjen e komisionin kushtetues ia thamë edhe Bujar Osmanit, mirëpo ai dhe partia e tij as që deshtën të dëgjojnë bile edhe replikuan ndaj nesh.

Siç dihet Aleanca për Shqiptarët ndryshoi Preambulën e Kushtetutës në favor të shqiptarëve, që të mos të ketë dy kategori të qytetarëve. Ndërsa BDI-ja nuk solli në Parlament asnjë propozim amandament tha Sela.