Michaela Barisiç, prindërit e së cilës kanë origjinën nga Ballkani, nga Kroacia, në spektaklin e njohur në Gjermani ka fituar 250,000 euro.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo vajza u përgjigj pikërisht në 13 nga 15 pyetjet e mundshme në shfaqjen “Kush dëshiron të bëhet milioner?”. Siç thuhet tutje, ajo hoqi dorë në pyetjen për 750,000 euro.
Michaela menjëherë, pasi fitoi këtë shumë të parave fitoi zemrat e audiencës në përgjigjen se çfarë të bëjë me paratë, duke thënë se do të ndihmojë prindërit e saj.
Michaela ka thënë se ka përcjellë “Milionerin” për 20 vjet, dhe ajo gjithmonë pëlqente të qëllonte përgjigjet. “Prindërit vazhdimisht më thoshin që të aplikoja. Kjo ishte hera e parë që e mora seriozisht”, ka rrëfyer Michaela.