Bleona Qereti u shpreh se teknikisht njerëzit që kanë para janë më të sinqertë dhe të vërtetë se ata që nuk kanë, por një pjesë e mirë e panelit e kundërshtuan atë.
“Ai njeriu që punon 9 me 5, ai ka një model në kokë, modelin që ka vendosur shoqëria. Kush është modeli që ka vendosur shoqëria? Bëhesh 18 vjeç, ikën në kolegj, kur mbaron kolegjin merr një kredi për shtëpinë, martohesh me atë ‘motrën’ që ke pasur në klasë, bën tre fëmijë dhe ke një shtëpi me një gardhë. Dhe çfarë ndodhë? Dhe koncepti është: nuk e tradhtoj gruan, do punoj që të paguaj borxhin e kredisë, dhe po iki në punë 9-5, dhe nga kamarier do bëhem menaxher pas 10 vitesh. Këta janë njerëz janë thjesht dele, dele që ndjekin sistemin”, u shpreh Bleona Qereti në Opinion.