Në bazë të thirrjes publike të datës 14.01.2019 me nr.09-279/1 të Komunës së Tetovës e që ka të bëjë me dorëzimin e propozimeve, mendimeve dhe ideve për zhvillimin e qytetit të Tetovës,
komisioni për urbanizëm pranë Departamentit të transportit dhe lidhjeve të Aleancës për Shqiptarët, arkitektë, urbanist, inxhinier të ndërtimit, të komunikacionit dhe të gjeodezisë si dhe ekspert të tjerë të lëmive të ndryshme, kanë hartuar 25 propozime për Planin Gjeneral Urbanistik të ri të qytetit në Komunën e Tetovës.
“Në bazë të thirrjes publike të datës 14.01.2019 me nr.09-279/1 të Komunës së Tetovës e që ka të bëjë me dorëzimin e propozimeve, mendimeve dhe ideve për zhvillimin e qytetit të Tetovës.
Komisioni për urbanizëm pranë Departamentit të transportit dhe lidhjeve të Aleancës për Shqiptarët, arkitektë, urbanist,inxhinier të ndërtimit,të komunikacionit dhe të gjeodezisë si dhe ekspert të tjerë të lëmive të ndryshme, me qëllim që të japim kontributin tonë në përmirësimin e gjendjes kaotike në të cilën ndodhet qyteti i Tetovës , duke u bazuar në thirjen publike të komunës së Tetovës për PGJU të ri të qytetit përgaditi 25 propozime dhe po të njejtat i dorzoi në arhivën e komunës së Tetovës me datë 25.01.2019 , propozimet mund ti lexoni në fotografitë më poshtë”, njoftojnë në faqen e tyre nga ASH-Tetovë.