Ballina Aktualitet Lajme Zyrtare: BDI humb Dibrën. Cami i ASH-së mbetet ushtrues detyre (DOKUMENT)

Zyrtare: BDI humb Dibrën. Cami i ASH-së mbetet ushtrues detyre (DOKUMENT)

Pas veprimeve adoleshente të partive politike në Dibër, përfundimisht i respektuari Eugjen Cami do jetë kryetar i Dibrës deri në mbajtjen e zgjedhjeve komunale në fund të prillit, shkruan foldrejt.com. Vetë kryetari Cami në një deklaratë të ndarë për mediat shkruan:

“Të nderuar qytetarë të Dibrës,

Me anë të kësaj deklarate e njoftoj opinionin dibran,se një pjesë e Këshilltarëve të Këshillit Komunal Dibër,përfaqësues të partive politike: BDI, LSDM dhe PEI, në mbledhjen e datës 17. 01. 2019 kanë marrë dy vendime të jashtëligjshme:

Vendim për shkarkimin tim si Ushtrues Detyre Kryetar Komune Dibër
Emërimin e z. Hekuran Duka për Ushtrues Detyre Kryetar Komune Dibër.
Lidhur me këto dy vendime dëshiroj që qytetarët dibranë t’i informoj për sa vijon :

– Së pari, unë jam zgjedhur si Ushtrues Detyre Kryetar Komune në datë 10. 12. 2018 me procedurë krejtësisht të rregullt ligjore, të bazuar në akte ligjore dhe nënligjore të cilat e rregullojnë këtë materie.Zgjedhja ime eshte bërë për një afat të caktuar kohor me kohë zgjatje deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta për Kryetar Komune të Dibrës.

– E dyta është se në aktet ligjore dhe ato nënligjore,sikurse është statuti i Këshillit Komunal, nuk është i paraparë në asnjë normë të vetbesimit për Ushtruesin e Detyrës me afat të caktuar kohor e që në këtë rast ky afat nuk mund të jetë më i gjatë se 4 muaj.

Së këndejmi duket i kjartë dhe tedencioz veprimi joligjor i atyre Këshilltarëve që në mënyrë të njëanshme dhe skajshmërisht jo ligjore kanë bërë, sipas mendimit të tyre, shkarkimin tim dhe emërimin e një ushtruesi tjetër të Detyrës Kryetar Komune Dibër

Për këto veprime antiligjore,e njohtoj opinionin dibran se i kam ndërmarë të gjitha masat ligjore me qëllim të parandalimit edhe të ndonjë veprimi eventual tjetër joligjor nga ana e këtyre këshilltarëve. Pra,në kë drejtim janë informuar të gjitha institucionet relevante që kanë fuqinë e vendim marrjes siç janë Ministria e Pushtetit Lokal, Inspektoriati Shtetëror,Gjygji Kushtetues etj,” ka shkruar Cami.

Pak ditë më parë partia në pushtet BDI(-Dibër) në rrjetin social do shkruante se Aleanca ka marrë peng komunën dhe duhet të respektojë vullnetin e shumicës.

“Partia Aleanca, mos e merrni peng Dibrën dhe Komunën, mos e merrni peng z.Eugjen Camin, mos u bëni Ivanovi i Dibrës. Respektoni vullnetin e shumicës!

Numri 8 në Këshillin komunal është shumicë.

Ashtu siç Doktor Hekuran Duka ju dorëzoi Komunën në dhjetor, bëhuni të dinjitetshëm ta riktheni!

Zgjidhja është brenda istitucioneve, jo jashtë saj! Nuk ka zgjidhje në Facebook! Stop propagandën!

Antikombëtare dhe anti dibrane është kjo sjellje. Përçarja, ndasia ekstreme dhe armiqësimi brenda dibran dënohet nga historia!,” shkruante BDI-Dibër.

Në anën tjetër, kryetari i partisë më të madhe opozitare në Dibër, Ilirjan Fetahu, ka treguar se është pikërisht BDI-ja ajo që po bën pazare dhe marrëveshje në kurriz të qytetit.

“Bdi dega Diber “shperbleu” keshilltarin e PEI me punesim te djalit ne Posten e Dibres.Jane te njejtet qe para nje muaji na akuzuan se kemi bere nje marreveshje ne kurriz te qytetit. Sot shihet qarte se kush ben pazare ne kurriz te Dibres dhe dibraneve!,” shkruan Fetahu./Foldrejt.com