Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës ka kritikuar mediet se po merren vetëm me politikë, dhe nuk po u kushtojnë asapk rëndësi atyre, duke e vënë në rend të parë marketingun dhe janë bërë pronë e politikave, tranmeston Gazeta Metro
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës kanë organizuar debatin me temën “Shkrimtari dhe mediet”. Gjatë këtij debati mediet u kritikuan për mosvëmendje ndaj shkrimtarëve dhe sipas tyre në rend të parë e kanë marketingun dhe janë bërë pronë e politikave, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqri Galica, shprehu pakënaqësi ndaj medieve pasi ato nuk po u kushtojnë vëmendje sa duhet rolit të shkrimtarëve
“Është shkrimtari krijuesi ai që e ushqen mediumin edhe kur ka rol informues dhe në rolin tjetër argëtues. Shkrimtari hapësirën mediale e ka të kufizuar herë herë edhe pa të. Mediet sikur injorojnë punën”, tha ai.
Shkrimtari Zeqir Bekolli tha se historia e medies daton shumë më e re se ajo e shkrimit.
“Nëse i ktheheni pak historisë dhe analizojmë se historia e artit dhe të shkruarit është shumë e lashtë. Historia e medies është shumë më e re se ajo e shkrimit”, tha ai.
Tutje Bekolli tha se mediet janë bërë tashmë të varura nga politika dhe profesionin e tyre e shohin si biznes, raporton EO.
“Një numër i medieve kanë rënë në duar të tregtisë, ata po e shohin vetin si biznes. Disa nga mediet janë në interesa të subjekteve politike sepse aty e kanë ekzistencën. Një medium publik është bërë rol protokollarë e që shumë pak i shërben publikut. Dikur kishte gazetarë ekstra për kulturë dhe shkrimtarë për të prezantuar dhe në këtë mënyrë publiku informohej më saktë”, tha Bekolli.
Shkrimtarja Albina Idrizi, kritikoi mediet pasi ato po merren vetëm me politikë dhe jo me vlera të tjera.
“Në mediet ndikojnë kronika politike me rol punues larg strukturave gazetareske, media mundë të jetë shumë pozitive dhe të të afirmojë vlera, të zgjojë kreativitet të të rinjtë. Fatkeqësisht shkrimtari mbetet në hije”, u shpreh ajo./gazetametro.net