Ballina Kronika Qeni e kafshon nxënësen 13-vjeçare në fshatin Përshefcë (VIDEO)

Qeni e kafshon nxënësen 13-vjeçare në fshatin Përshefcë (VIDEO)

Vazhdon sulmi i qenve të rrugëve ndaj fëmijëve. Rasti më i fundit ka ndodhur dje në fshatin Përshefcë të Komunës së Tearcës.

Sipas raportit të MPB-së, 39 vjeçari G.Xh. nga fshati Përshefcë e Tetovës, dje (29-janar) ka denoncuar se në mëngjes, rreth orës 07 e 20 minuta, vajza e tij 13-vjeçare, duke shkuar për në shkollë, është sulmuar nga një qen i pastrehë, i cili e ka kafshuar në dorën e majtë.

Nxënëses 13-vjeçare pas sulmit i është dhënë ndihmë mjekësore.

Vetëm para dy javësh në faqen e fshatit Përshefcë në facebook është postuar një video ku mund të shihen lukuni qensh duke lëvizur lirshëm në rrugën kryesore të fshatit në orët e mëngjesit /tetova1/

https://youtu.be/48tEO9hbEtU